Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nga rokada e drejtorëve dhe shefave, krimet e pazbardhura, te strategjia e re për kanabisin. Katarsisi që pritet të sjellë në polici Gledis Nano

14:45 / October 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gledis Nano Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në krye të policisë së Shtetit, organizata që gjatë viteve të fundit ka qenë më e kritikuara veçanërisht sa i përket qasjes në protesta, Drejtorin e Përgjithshëm e presin disa sfida.

Më e para, që mund të lexohet si rokadë në polici, ka lidhje me pastrimin e policisë se shtetit.

“Mund të interpretohet si një lëvizje e thjeshtë shefash  dhe drejtorësh, po në fund fare është punë në ekip dhe Nano nuk do pranojë të ketë nën drejtim shumicën prej tyre” i tha Gazetasi.al një ekspert i policisë së Shtetit.

Madje emërimi si drejtor i Përgjithshëm i 40 vjeçarit, ka rikthyer shpresat edhe tek ish zyrtarë policie që mbas 2018 u hoqën masivisht si të identifikuar si shefat politikë.

“Ka diçka shumë të rëndësishme tek Nano, ndonëse i ri dhe rrezikon të bjerë në kurthin e një grupi të mbetur nga paraardhësi, ai është polic me vizion”.

Mbas shkarkimeve masive që ma gjasë do të aplikojë, lëvizja e dytë e Gledis Nano pritet të jetë ndryshimi i strategjisë për luftën ndaj fenomenit të kanabizimit.

“Nuk është çudi që qasja e Gledis Nano të jetë e tille, ai nga natyra është vendimmarrës dhe kalimi i Vettingut ia jep këtë liri, që ai të kërkojë listën e çdo shefi në policitë lokale që kanë shërbyer nga 2018 dhe ndaj tyre të aplikohen masa të mos ngritjes në karrierë” përshkruan një ekspert tjetër i huaj, sipas të cilit disa nga shefat dhe drejtorët lokalë vijojnë të qarkullojnë pa asnjë gjemb në karrierë ndonëse ata dështuan në  asgjësimin e drogës. “Do ketë rivlerësim patjetër që po dhe nuk është çudi që Gledis Nano të përcojë filozofinë e motivimit bazuar në rezultate”, thotë eksperti.

E treta lëvizje do të jetë mbledhja me krerët e policive, disa prej të cilëve njihen si miqtë e Ardi Veliut e disa e kanë kthyer faqen prej muajit korrik, atëherë kur po kuptohej se Veliu po shkonte drejt fundit të karrierës në polici.

Me shumë mundësi krerët e policisë duke nisur nga shefat e qarkullimit, të disa drejtorive dhe të të gjithë komisariateve do të lëvizin në mënyrë radikale, por kjo mbetet për tu parë nëse do të firmoset gradualisht për të mos hedhur poshtë punën e paraardhësit, apo do ndodhë sipas motos së ministrit të Brendshëm “për energji të reja”.

Krimet e pazbardhura janë kryesisht orientimi tjetër ku bazohet çdo drejtues i ri dhe për rrjedhim kjo do të mbetet një sfidë edhe për Gledis Nanon, që ka zgjedhur që urën e parë të komunikimit ta ketë me median, të cilën e ka ftuar miqësisht në një takim prezantues. / Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.