Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Rusi ku raportihet për të paktën 16 viktima, pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në zonën Tatarstan.
Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut. Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave.
Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.
Так сейчас выглядит место крушения самолёта L-410 в Татарстане.
На борту находилось 22 человека: парашютисты и члены местного аэроклуба. Здесь работают скорая и службы. pic.twitter.com/abpOcDIoir
— AB (@SergyGus) October 10, 2021
