Dalin të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kuçovë, ku 34-vjeçari Arbër Liço deklaroi se 6 persona i kanë shkuar në shtëpi me shkopinj bejsbolli dhe e kanë dhunuar.
Të akuzuarit, Luan Malasi dhe djali i tij Loni Malasi në polici kanë deklaruar se konflikti nisi nga Arbër Lico. Ky i fundit sipas tyre ka qenë duke i shtypur tek vijat e bardha në rrugë. Siç kanë thënë ata Loni Malasi e ka share Liçon, kurse ky i fundit me pas ka dalë nga makina dhe e ka goditur me grusht.
Malasi ka sqaruar në polici se ka shkuar në mbrëmje tek shtëpia e 34 vjecarit për t’u sqaruar dhe aty ka parë disa persona të panjohur që i binin derës më shkopinj. Më tej ka deklaruar se nuk i njihte 4 personat e tjerë dhe është larguar. 34 vjeçari Arbër Liço është proceduar në gjendje të lirë për goditje në rrethana të tjera. Ndërsa Loni Malasi u procedua në gjendje të lirë për kanosje.
