Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet ndër të tjera se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Në raportin përfundimtar të OSBE, theksohet problemi me patronazhistët, ndërsa Kim thekson se qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë,” shkruan Kin, ndërsa ka shpërndarë nJë postim të kreut të KQZ, Ilirja Celibashit.
