Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e tij për shkarkimin e Flamur Nokës si kryetar i komisionit të sigurisë. Ai tha se po tentohet të kthehet PD në bunker për interesa personale.
“Z. Noka i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si kryetar i komisionit të sigurisë, nuk i kam përjashtuar po paralajmëruar. sepse nuk mundet që PD që ka armik armikun e shqiptarëvec, Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi. Ne kemi lançuar inicativa të shumta opozitare dhe do lançojmë të tjera. Nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale për ta kthyer partinë në bunker të interesave personale, kushdo qoftë ai. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, tha ai.
