Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në pallatin e Kulturës në Vlorë. Policia bën me dije se një person i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa dokumente. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Bardhi Gjika, drejtori i zyrës së administrimit të Mbrojtjes së Tokës në Vlorë tregon se hajduti është futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore.
“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Zyrat e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë.
Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet një nga punonjësit.
