Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si u shkarkua Noka? Deputeti zbardh prapaskenat: Basha më telefonoi, ja çfarë i thashë

12:57 / October 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreydemokrati Lulzim Basha shkarkoi mbrëmë Flamur Nokën nga posti i Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurimit.

Pas vendimit të Bashës, reagoi edhe deputeti Flamur Noka. Në një lidhje e me emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit, Noka tregoi se si kreu i PD-së i komunikoi vendimin për shkarkimin nga posti.

“Më telefonoi pasi doli në media. Më kërkoi takim, por unë jam larg dhe nuk mund të shkoja kështu që u zhvillua një bisedë telefonike. Më komunikoi vendimin e tij. Unë i bëra me dije që të drejtën për të thënë të vërtetën e kam fituar në vitin ’90, kur jam ngritur së bashku me studentë të tjerë për të përmbysur regjimin. Dhe atë të drejtë, nuk ma mohon dot, askush. Unë sot, para shqiptarëve nuk kam thënë asgjë më shumë se të vërtetën e asaj mbledhje që u zhvillua mbrëmë. Unë kam insistuar në çdo mbledhje të Kryesisë së grupit parlamentar që të protokollohen dhe të regjistrohet çdo diskutim. Është periudhë kritike për fatin e Partisë Demokratike, ndaj ne diskutojmë gjëra të rëndësishme për fatin e saj. Çfarë ka ndodhur? As ka dashur kush t’ja dijë, se zoti Basha ka frikë nga e vërteta,” tregoi Noka.

Demokrati e cilëson vendimin e Bashës si të paligjshëm dhe nul, teksa thekson se shkarkimin e tij nuk e vendos dot Basha.

“Unë, një gjë i them Lulzim Bashës, -Je kryetar në ikje, je fallco dhe je munduar gjithmonë të prodhosh lajme fallco. Prodhon mashtrim. Ky është një vendim fallco, është vendim i paligjshëm, sepse mua nuk më shkarkon dot Lulzim Basha. Preventivën për shkarkimin tim e kanë institucionet e partisë dhe Lulzim Basha, siç merr vendime antikushtetuese, antistatutore, merr një vendim nul,” deklaroi Noka.

Noka nuk i ka ndalur akuzat e hedhura mbi Bashës duke e rikujtuar edhe njëherë deklaratën e kryedemokratit i cili e quajti ‘llum’ një pjesë të PD-së gjatë qeverisjes së Berishës.

“Nuk ka guxuar askush të quajë ‘llum’ qeverisjen e Partisë Demokratike. Ju të gjithë jeni dëshmitarë që është qeveria më e suksesshme që kur është themeluar shteti shqiptar. Dhe aq më tepër që ju keni qenë më jetëgjati në atë qeverisje,- i thashë, i bie që ju keni qenë ‘kryellumi’,” tha Noka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.