Deputeti i PD Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për ta shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
Basha e paralajmëroi Nokën edhe për shkarkim nga grupi parlamentar.
Me ironi, deputeti thotë se Basha ka thënë se qëllim ka rrëzimin e Ramës, por po përjashton demokratët.
“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton“ atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët…”, shkruan Flamur Noka, deputet i PD.
