Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperti britanik: Nuk ka shpëtim nëse 50% e botës nuk vaksinohet

08:23 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1600x960 171112 covid vaccine doses7 768x461 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas ekspertëve, qindra mijëra njerëz në mbarë botën do të vdesin nga Covid-19 këtë vjeshtë pasi kombet e pasura i japin përparësi vaksinave përforcuese për njerëzit e tyre. Kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit Andrew Pollard tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga Covid-19 është të vaksinojmë të gjithë popullatën.

Pollard tha se “dështimi” i kombeve më të pasura për të ndarë më shumë vaksina këtë verë së bashku me vendimet e tyre për të filluar programe përforcuese në shkallë të gjerë, do të thoshte se një numër i madh i vdekjeve që mund të shmangshin tani do të jenë të pashmangshme.

Furnizimi me vaksina për vendet më të varfra po përmirësohet dhe ka të ngjarë të bëhet më i mirë, por për qindra mijëra njerëz kjo do të jetë diçka e keqe sepse nuk mund të marrin dot as dozën e parë.

Më shumë se 95% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta nuk kanë marrë ende dozën e parë, ndërsa mbi 60% janë vaksinuar në vendet me të ardhura të larta. Ne jemi të mbrojtur, por ata nuk janë. Për të ndikuar në ndryshimin e vdekshmërisë globale këtë vit, nuk është e mjaftueshme të premtojmë se do të ndajmë 1 miliard doza gjithsej të premtuara në qershor nga G7”,shtoi Pollard.

Eksperti tha se rasti për përforcuesit nuk ishte rënë dakord ende nga të gjithë shkencëtarët. Ai u bëri thirrje kombeve më të pasura që të ndajnë urgjentisht më shumë doza për vendet më të varfra.

“Një dozë që është në frigoriferët farmaceutikë dhe nuk po përdoret duhet të drejtohet tek vendet e varfra në mënyrë që shpërndarja të jetë e drejtë dhe vaksinimi të shkojë në mënyrë efikas” shtoi ai.

Sipas tij ka shumë dëshmi që qeveritë kanë dështuar në planin për t’i shërbyer të varfërve, por kjo nuk duhet të vlejë për vaksinat dhe kujdesin shëndetësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krasniqi për të tretën ditë në Prishtinë, pritet rikthimi i tij nesër në qeli, në Hagë

23:00 / November 20, 2026

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Ish-sekretarja e shtypit, Katie Zacharia nën hetim, dyshohet se nuk e ka kaluar kurrë provimin e avokatisë

21:41 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.