Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj tha pas mbledhjes së qeverisë se çmimi i energjisë nuk do të rritet për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Do vazhdojmë të mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël, në të njëjtën kohë jemi duke punuar bashkë me kompanitë për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse globalisht furnizimi me energji elektrike nuk ka qenë në trendet e tregut”, tha Ahmetaj.
