Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje të reja/ Kokaina e kapur në portin e Durrësit, si e kanë ndryshuar taktikën trafikantët

13:39 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hdfhfhfh 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja mësohen nga kokaina e kapur mesditën e djeshme në portin e Durrësit. Prokurorira e Posaçme e ka bashkuar dosjen me 4 ngarkesat e kapura që prej korrikut në port, ngarkesa të sjella nga e njëjta kompani.

Burime nga SPAK, bëjnë të ditur për mediat se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e shtetit pas marrjes së informacionit se në kontenierë dyshohej se kishte kokainë. Hetuesit e strukturës anti-korrupsion janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme duke vlerësuar edhe ngjarjet e fundit.

Ndërkohë që Fax News bën të ditur se porositë për kontenierët e firmës Alba Exotic Fruit janë dhënë përpara kapjes së sasisë së parë, pasi pas mbushjes me banane në Ekuador rruga zgjat 3 javë deri më 3 muaj e gjysmë derisa të mbërrij në destinacion.

Burime nga grupi hetimor thonë se trafikimi i kokainës nga Ekuadori drejt vendit tonë në sasi të vogla, duket se ka qenë një nga metodat për të bërë të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike, nga Porti i Durrësit, pa u vënë re nga autoritetet.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e porositësve pasi ka dyshime se pas këtij trafiku fshihet një grup kriminal. Nga 13 korriku e deri me sot në kontenierët e kompanisë “Alba exotic Fruits” kokaina është kapur në 5 raste, ku në total janë sekuestruar rreth 44 kg kokainë, një sasi e vogël krahasuar me dërgesat e tjera të kapura në port.

Sipas hetuesve kjo është një metodë që autoritetet mos dyshonin për trafikun e paligjshëm. Por, në 2019, po në pronësi të kësaj firmë u kap një sasi e madhe prej 137 kg kokainë. “Alba Exotic Fruit” importon prej vitit 2011 fruta nga vendet e Amerikës së Jugut. Kompania është në zotërim të Eduart Dautit, i cili është në kërkim dhe Barjon Gumenit, i arrestuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.