Kreu i PD-së Lulzim Basha tha në Kuvend se nuk ka më heshtje për opozitën. Ai tha se nuk pështyn në bashkëpunimin 16-vjeçar me Sali Berishën por nuk bëhet pjesë e atij procesi që i pëlqen Ramës.
“Moratorium heshtjeje për opozitën s’ka më, vetëpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë bindja ime shpesh herë e gabuar për një diferencë absolute mes palëve. Nuk ka diferencë absolute, po pa diskutim jemi të pakrahsaueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes sonë, që meqë ra fjala s’ka arritur të çosh asnjë në prokurori nuk krahasohet me të mirën tuaj. Ne e kemi nisur e do e çojmë në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështyj mbi 16 vite bashkëpunimi e partneriteti me Sali Berishën, nuk pështyj. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton ndoshta në cdo sens të përbaltjes, të llumit, gënjeshtrave e renave. Vetëndërgjegjësohem për gabimet tona, pyes veten time çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvula e zemra e shpresës jo thjesht për demokratët po ata 63% të shqiptarëve që na votuan në ’92 dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje. Ajo rrugë ka nisur, fatkeqësisht ajo rrugë të merr e ty tatposhtë e nuk ka fuqi mbi tokë të të ndalë. Me sjelljen blasfemuese nuk ka zot që të shpëton”, tha Basha.
