Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Britney Spears vendos të shkruaj një libër për jetën e saj: Kam dilema lidhur me..

16:28 / October 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britney Spears
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kam lajme të mrekullueshme. Po mendoj që të shkruaj një libër vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, me këto fjalë Britney Spears ka zbuluar se do të sjellë një libër të ri në vitin 2022.

Ky njoftim vjen disa ditë pasi 39-vjeçarja fitoi lirinë nga babai i saj, Jamie Spears, i cili hoqi dorë nga kujdestaria e së bijës pas plot 13 vitesh.

Lajmin e ka konfirmuar më herët po ashtu edhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, e cila u shpreh se 39-vjeçarja “kishte përfunduar së shkruari” kujtimet e saj.

Kujtojmë se 39-vjeçarja i është drejtuar dy herë gjykatës muajt e fundit, duke e përshkruar kujdestarinë si “abuzive” dhe duke kërkuar me forcë që babai i saj të hiqet nga roli i tij.

Karriera e saj ka qenë në duart e kujdestarit ligjor që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Por më vonë Britney kërkoi ta hiqte babain nga ky rol, duke e akuzuar atë për “abuzim me kujdestarinë”. Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për shëndetin e vajzës.

Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë – njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të çështjeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë. Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri derisa ai të ishte në atë rol dhe atij momenti i erdhi koha.

Britney Spears
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.