Policia e Pukës ka finalizuar një operacion anti-kanabis, ku janë vënë në pranga 5 persona. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se janë arrestuar: Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.
Ku operacion është zhvilluar në bazë të informacione se në fshatin Ars kultivohej drogë dhe është zbuluar një parcelë me 27 bimë narkotike.
Më tej gjatë kontrolleve në zonën përreth në një kasolle të improvizuar, policia kanë kapur në flagrancë 5 të arrestuarit, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg kanabis, e cila ishte në proces tharje.
