Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
MSH bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.
Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.
Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.
