Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek “Ura e Tapizës”. Një automjet është përplasur me një barrierë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
NJOFTIMI
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
