Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia “zgjohet” nën ujë, pamje katastrofike, përmbyten rrugë e shtëpi

08:41 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh Greqia “noton” në ujë. Përmbytjet kanë sjellë pamje katastrofike në disa zona në shtetin fqinj.

Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë.

Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Imazhet e transmetuara nga banorët përmes mediave sociale tregojnë madhësinë e katastrofës. Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, nën urën në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju. Nga kjo situatë ka dhe njerëz që nuk janë gjetur, një prej tyre është një 69 vjeçar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.