Ka nisur mëngjesin e kësaj të premte mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në Selinë Rozi. Të parët që kanë mbërritur janë Edi Rama, Lindita Nikolla, dhe Damian Gjiknuri.
Kryesia pritet të diskutojë reformimin e Partisë Socialiste, ashtu sicc ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë që të jenë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më pas të përgjithshme.
Menjëherë pas takimit, Rama do të niset pr një vizitë në Turqi. Ai do të shoqerohet nga Balluku dhe Ahmetaj.
