Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj dhe Manastirliu nisin aksionin e ndërgjegjësimit për vaksinimin ndaj Covid-19: Fushatë derë më derë, të komunikojmë me çdo qytetar

12:55 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj Manastirliu 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me administratorët e njësive bashkiake njoftuan nisjen e fushatës derë më derë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19. Veliaj tha se teksa Tirana vitin tjetër do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet që e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar.

“Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën. Vitin që vjen, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur të shkosh në aktivitete, sidomos këto që kanë edhe vulë ndërkombëtare, nëse nuk ke bërë vaksinën. Do kemi një kontroll të dyfishtë edhe nga autoritetet vendore edhe nga ato ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve që të fillojnë komunikimin me çdo banor që të vaksinohet. “Çdokush duhet të kuptojë që ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne duhet të fillojmë të komunikojmë dhe ta trajtojmë këtë si një fushatë të madhe emancipimi. Ne të gjithë bëjmë siguracionin e makinës, ndërsa për shëndetin jo! Siguracioni për të dalë secili prej nesh në rrugë është vaksina”, vijoi më tej Veliaj.

Kreu i Bashkisë njoftoi se fushata e madhe e vaksinimit në Tiranë do të nisë javën e ardshme. “Duke filluar nga java tjetër unë edhe Ogerta do bëjmë një tur në të gjitha njësitë, do bëjmë takime me komunitetin për të folur për këtë temë”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se deri tani në Tiranë është vaksinuar afro 30% e banorëve. Ajo theksoi se aksioni për vaksinimin ka filluar në gjithë bashkitë e vendit. “Besoj fort në angazhimin e Bashkisë së Tiranës, në prioritetin që kryetari i Bashkisë do t’i japë këtij aksioni për të shkuar derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë”, theksoi Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.