Dy nënkryetarët e PD, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj depozitojnë padinë në SPAK për energjinë. Lulzim Basha ditët e fundit ka akuzuar se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike, por keqmenaxhim nga qeveria dhe OSHEE dhe për këtë arsye depozitoi padinë.
“Ndaj ne do të depozitojmë nesër (sot) kallëzimin penal, për t’ja vënë përpara fytyrës. Korrupsioni nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzojë me djersën e tyre.
Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti cdo familje. Sepse ajo që po ndodh përtej sektorit energjetik është po kaq e rëndë, ajo pasqyrohet në jetën e përditshme, varfërinë që sa vjen dhe shtohet” tha Basha dje në Kuvend.
