Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Harta e re Gjyqësore, Olsian Çela ngre alarmin: Vakancat do të shtohen

14:21 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsian celaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeprokurori Olsian Çela ka ngritur alarmin këtë të premte se vakancat në prokuroritë e vogëla do të rriten dhe do preken madje edhe prokuroritë e mëdha.

Çela kërkoi kthimin e vitit të tretë të magjistraturës në vit stazhi, duke shtuar se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është me anë të prurjeve të reja.

“Presim përmirësimin e marrëdhënieve midis KLP dhe prokurorit të përgjithshëm. Përsa i përket një balancimi të dreejtë midis komptetencave institutionale. Të përmirësojmë marrëdhënien tonë me KLP.

Brenda atryre kufijve që janë kompetencat e prokurorit të përgjithshëm, ne jemi munduar të mbajmë hetimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Në fakt ne patëm një takim që ia bëmë me dije dhe mediave. Urgjenca e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për një hartë të re gjyqësore. Kryetarja e KLGj më njohu me këtë hartë. I përgjigjet nevojave që ka sistemi. Të mos harrojmë që vakancat do vazhdojnë të shtohen dhe masat që duhet të marrim do të jenë drastike. Vlerësoj se është e domosdoshme që viti i tretë i magjistraturës të kthehet si stazh.

Kjo mungesë po i afrohet prokurorive të mëdha, që do sjellë pasoja më të mëdha për vendin. Prurjet e reja janë çëlsi. Kemi kërkuar deri më tani nga Ministria inspektimin e 6 prokurorëve“, tha Cela.

Mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë ajo e Matit, Laçit, Tropojës, Pukës dhe Përmetit, ndërkohë që rrjedhimisht mbyllen dhe prokuroritë që funksionojnë pranë tyre.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, për shkak të vakancave, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë, ndërkohë që Manja nuk pranoi që të komentonte nëse nga 3 Apele do të jenë vetëm 1.

Për shkak të vakancave në radhët e sistemit të drejtësisë, si pasojë e Vetingut, KLGJ kërkon me insistim që numri i gjykatave të ulet, por për Ministrinë e Drejtësisë me interes është edhe aksesi që kanë qytetarët në institucionet e drejtësisë.

Thënë më thjesht, në rast se mbyllet Gjykata e Laçit, qytetarët e kësaj zone do të jenë të detyruar që të zhvendosen drejt Lezhës për të ndjekur çështjet e tyre, çka do të shtonte më pas edhe kostot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.