Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Erdhi dita! Adele publikon këngën e parë pas gjashtë vitesh

17:25 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adele 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 6 vitesh, Adele tashmë ka publikuar këngën e saj të re. Ajo titullohet “Easy On Me”, një baladë emocionale e luajtur në piano, që u publikua në mesnatë, duke iu ofruar fansave perlën e parë të albumit të saj të ri, të titulluar “30”.  “Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u divorcuar në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj mirëkuptim. “Unë ndryshova dhe ju vendosa ju të dyve në radhë të parë”, thotë ajo, “por tani unë po heq dorë”.

Në klipin e këngës, regjisori Xavier Dolan zgjedh këtë moment për të kaluar klipin nga bardh e zi në ngjyra, duke e bërë të qartë se ky është zëri i një gruaje që ka shkatërruar të gjithë botën e saj dhe nënvizon se ajo nuk ka pse të ndihet fajtore për vendimin e saj. Adele i drejtohet jo vetëm njerëzve që i ka lënduar, por “Easy On Me” është gjithashtu një këngë rreth vetmisë dhe dhimbjes për këdo që ka përjetuar një ndarje tronditëse.

Fansat në të gjithë botën qëndruan zgjuar për të dëgjuar “Easy On Me” sapo u shfaq premierë dhe mbi 299,000 njerëz shikuan debutimin e saj drejtpërdrejt në YouTube.

Kjo këngë vjen vetëm pak javë para se albumi i saj i ri të publikohet, ndërkohë që titulli i albumit “30” është promovuar në ndërtesa të famshme në qytetet: Brazil, Meksikë, Dubai, Itali, Gjermani, Irlandë, SHBA dhe Britani të Madhe. Ashtu si tri albumet e saj të mëparshme, titulli është një referencë me moshën që për Adele mban kuptim të veçantë. Tridhjetë është mosha në të cilën ajo u martua me partnerin e saj, Simon Konecki, dhe më pas u diborcua.

Ajo ka thënë se albumi është regjistruar për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë divorcin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.