Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akademia e Forcave të Armatosura hap dyert të hënën, drejtoresha e Kurrikulave: Interes i lartë për dy programet e reja Bachelor, presim aplikimet për Masterin në Sigurinë Kibernetike

15:28 / October 16, 20217 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e hënë nis viti i ri akademik në universitetet e vendit. Në datë 18 tetor do të hap dyert edhe Akademia e Forcave të Armatosura. Drejtoresha e Kurrikulave në këtë Akademi, Blerina Vorpsi në një intervistë për tirananews.al, tregon se këtë vit ka pasur një interes më të lartë, rreth 1000 maturantë kanë zgjedhur AFA si një nga 10 alternativat e tyre.

“Ketë vit përveç interesit dhe kërkesës të lartë sidomos për dy programet e reja Bachelor, Teknologji Informacioni dhe Navigim e Komandim Detar kemi vënë re dhe një interes të lartë të vajzave që dëshirojnë të bëhen pjesë e FA. Janë 17 vajza në vitin e parë dhe 13 në vitin e dytë.”- tha Vorpsi.

Gjithashtu Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë do i shtohet programi i ri  Master Profesional, Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes. Aplikimet për këtë Master fillojnë më datë 18  deri me 27 tetor.

Për herë të parë Forcat e Armatosura dhe arsimi ushtarak janë në epiqendrën e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, por dhe të qeverisë. Arsye për të cilën kryeministri Edi Rama sëbashku me një delegacion vizituan një nga Akademitë ushtarake më të mira në botë siç është Ëest Pont.

“Një nga objektivat e Ministrit të Mbrojtjes është riformatimi i AFA me qëllim që programet tona të jenë të konkurueshme me ato të universiteteve dhe Akademive me të mira në botë siç është West Point. Duke i ofruar studentëve dhe njëkohësisht oficerëve tanë një arsim sa më cilësor dhe një diplomë ekuivalente me ato të akademive më të mira ne botë.”, sqaron drejtoresha Vorpsi.

3 12

Intervista e plotë

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura. Si shkuan aplikimet e konkurset dhe sa student do të prisni?

Po, ditën e hënë nis viti i ri akademik, ku në si AFA hyjmë në vitin e dytë të aktivitetit tonë si institucioni i  vetëm publik i arsimit të lartë për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në këtë  vit do kemi rreth 120 studentë, të cilët do të ndjekin programet tona Bachelor viti parë dhe i dytë. 56 student kalojnë në vitin e dytë të programit Shkenca Ushtarake, dhe në vit të parë kemi 10 studentë në Teknologji Informacioni, 10 në Navigim dhe Komandim Detar dhe 40 në Shkenca Ushtarake, nga të cilët ketë vit për herë të parë 5 prej tyre janë nga Kosova.

Të gjithë kanë aplikuar në portalin ualbania.al dhe më pas kanë konkurruar pranë AFA, ku u janë nënshtruar testimit fizik dhe intelektual, kontrollit shëndetësor dhe intervistës. Sivjet kemi pasur një interes më të lartë, rreth 1000 maturant kanë zgjedhur AFA si një nga 10 alternativat e tyre, prandaj dhe ne kemi mbyllur me sukses këtë duke plotësuar numrin me të madh të kuotave që në raundin e parë në muajin shtator.

Ketë vit përveç interesit dhe kërkesës të lartë sidomos për dy programet e reja Bachelor kemi vënë re dhe një interes të lartë të vajzave që dëshirojnë të bëhen pjesë e FA. Kemi 17 vajza në vitin e parë dhe 13 në vitin e dytë.

Më herët ju keni thënë se Ministria e Mbrojtjes është në pritje të miratimit nga Ministria e Arsimit edhe për një Master 1-vjeçar në Sigurinë Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes, çfarë është vendosur?

Ne sivjet krahas dy programeve të reja Bachelor kemi aplikuar dhe për programin e Masterit Profesional në Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes.

Me urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr 375 datë 23.09.2021, Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i shtohet programi i ri Master Profesional Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes, me kohëzgjatje 1 vit akademik (2 semestra), 60 kredite, me kohë të plotë, i cili do të fillojë përgjatë vitit akademik 2021-2022.

Kjo është një risi tjetër për në si AFA. Format e luftës kanë ndryshuar dhe njësoj me to mbrojtja dhe siguria. Prandaj këtë vit ne i jemi përgjigjur sfidës botërore siç është Cyber War me qëllim trajnimin dhe kualifikimin e personelit tonë, ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë FA, duke përfshirë dhe institucionet e tjera të sigurisë që mbulojnë këtë sektor.

Kurrikula është hartuar nga grupi i punës i ngritur pranë Fakultetit si dhe me mbështetjen dhe kontributin e veçantë të ekspertëve të institucioneve arsimore të profilit të sigurisë kibernetike, brenda dhe jashtë vendi.

Në përfundim të studimeve studentët do të pajisen me një diplomë Master Profesional në Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes. Kjo diplomë do t’ju mundësoj atyre punësimin në të gjitha strukturat qeveritare qendrore dhe vendore, ato me uniformë siç janë FA dhe Policia, agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Po ashtu në sistemin bankar dhe financiar, korporatat e telefonisë mobile, kompanitë e internetit dhe të gjithë kompanitë që ushtrojnë veprimtarin e tyre në fushën e kibernetikës.

Aplikimet për këtë Master fillojnë më datë 18 deri me 27 tetor.

Ashtu si është pohuar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Pelsheshi AFA është në fokus së punës së qeverisë, ministrisë  dhe të Forcave të Armatosura, çfarë investimesh janë bërë në këtë drejtim?

Po një nga objektivat e Ministrit të Mbrojtjes është riformatimi i AFA me qëllim që programet tona të jenë të konkurueshme me ato të universiteteve dhe Akademive me të mira në botë siç është West Point. Duke i ofruar studentëve dhe njëkohësisht oficerëve tanë një arsim sa më cilësor dhe një diplomë ekuivalente me ato të akademive më të mira ne botë.

Për herë të parë Forcat e Armatosura dhe arsimi ushtarak janë në epiqendrën e ministrit, por dhe të qeverisë pasi ne nuk edukojmë apo trajnojmë oficerë të mirë, por dhe individ me karakter dhe personalitet që dallohen për nga nderi, morali dhe dashuria për atdheun.

Ju kenë qenë dhe pjesë e përfaqësisë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura që morën pjesë në vizitën në West Point, cilat janë impresionet tuaja dhe çfarë mund të na thoni për këtë bashkëpunim dypalësh?

Të vizitosh një nga akademitë më të mira në botë me një histori 200 vjeçare me disiplinë dhe rregull që reflektohej kudo dhe në çdo detaj të edukimit dhe trajnimit ushtarak nuk mund të jetë veçse mbresëlënëse.

Të bashkëpunosh me një institucion të tillë është privilegj dhe sfidë pasi ne synojmë të bëhemi njësoj me më të mirët, të ndajmë të njëjtat vlera dhe standarde në punën tonë që është arsimimi, kualifikimi dhe trajnimi i personelit ushtarak dhe civil brenda FA.

4 11

Pse një maturant duhet të zgjedh AFA-në?

Arsyet janë të shumta, por për mendim tim kryesorja është dashuria për atdheun, respekti per njëri tjetrin dhe morali. Edukimi ushtarak përveç njohurive akademike të kësaj disipline të formon dhe si karakter. Qe nga momenti qe vesh uniformën, ti duhet të mësohesh të respektosh tjetrin, zbatosh rregullat e hierarkisë dhe të kesh disiplinë. Çdo profesion ka sakrificat, por dhe privilegjet e tij.

Maturantët qe kanë zgjedhur të studiojnë në akademinë tonë përfitojnë nga arsimimi falas, pra zero tarifë studimi, trajtimi financiar mujor, trajtimi ushqimor dhe akomodim falas gjatë kohës së studimeve. Me përfundimin e studimeve ata pajisen me diplomën Bachelor me 180 kredite, titullohen oficer. Punësimi i tyre është i garantuar dhe përfitojnë nga statusi i veçantë i ushtarakut.

Njëkohësisht më përfundimin e studimeve ata ndërkohë qe i shërbejnë FA në funksione të ndryshme, sipas specialitetit të tyre i jepet mundësua të konkurrojnë dhe të fitojnë trajnime, studime të tjera në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në shkollat e akademitë më të mira ushtarake në botë pa asnjë shpenzim. Edukimi është investimi më i madh që dikush mund ti dhuroj vetes apo familja fëmijës./ tirananews.al

Akademinë e Forcave të Armatosura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë, goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Selanik

18:07 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.