Policia e Gjirokastrës bën të ditur se një mjet ka marrë flakë në afërsi të një supermarketi. Aktualisht po hetohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI
Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
