Ish sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell ka ndërruar jetë nga COVID-19 në moshën 84-vjeçare. Ai ishte i pari afrikano-amerikan që kishte postin e rëndësishëm në shtetin e SHBA-ve.
Colin Powell ka lindur më 5 prill 1937, një politikan, diplomat dhe gjeneral amerikan i cili shërbeu si sekretari i 65-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 2001 deri në 2005.
Gjatë kësaj kohe, në vitin 2003, Powell në këtë detyrë vizitoj dhe Tiranën ku u takua me zyrtarët e asaj kohe, kryeministrit Fatos Nano dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Gjithashtu është takuar dhe me presidentin e kohës, Alfred Moisiu.
Poëell shërbeu si Këshilltari i 16 -të i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nga 1987 në 1989 dhe si Kryetari i 12 -të i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nga 1989 në 1993.
Në pension, Powell shkroi autobiografinë e tij, My American Journey. Ai ndoqi një karrierë si folës publik, duke iu drejtuar auditorëve në të gjithë vendin dhe jashtë tij

