Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mos e bëj me detyrim vaksinën,” Rama-komentuesit: Nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit

09:21 / October 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 3 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale për çështjen e vaksinimit me detyrim për studentët. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur një komentuesi, i cili i thotë kryeministrit se për shkak të detyrimit, studentët po blejnë certifikatën e vaksinimit.

Rama i përmend situatën në vend etë tjera të botës, ku vaksina është e detyrueshme. Rama e këshillon gjithashtu se nuk bëhet fjalë për lojë dhe se nuk duhet të dëgjohen marrëzitë që thuhen.

Komentuesi: O Edi mos e bej me detyrim vaksinën se i fike studentët duke e blere 100 euro certifikatën e vaksinimit. Me këtë tutel po pasuron nji pjesë të atyre që sot merren me vaksinimin duke mos arritur qëllimin real të vaksinimit.

Edi Rama: Po mire o djalë po tërë bota qe nuk të lë të hysh asgjëkundi pa treguar certifikatën e vaksinimit janë budallenj apo janë çmendur të gjitha qeveritë e planetit dhe kanë përveshur mëngët te marrin në qafe njerëz?! Po si mendon ti janë çmendur fare fare edhe të gjitha mediat e gazetaret serioze të botes që nuk e nxjerrin këtë sekret të madh, të cilin e paskan zbuluar ca njerëz që nuk kane lidhje as me shkencën, as me shkollën, as me dijen?! Po si është e mundur që kur shkojnë në spital pastaj vuajnë e humbin jetën pikërisht ata që nuk janë vaksinuar apo edhe kjo është lojë thuaj?! Jo o mik jo, nuk është lojë kjo dhe nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit, po i vihet gishti kokës e nuk dëgjohen tallagjaret e marrëzise njerëzore qe nuk dine  çfare flasin, po dëgjohet shkenca që shpëton njerëz e sheron njerëz!

WhatsApp Image 2021 10 19 at 08.44.49

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.