Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1791034724 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion kundër ndërtimit të godinës së re shumëkatëshe te ‘Tajvani’ në Tiranë. Në bashkëbisedimin me qytetarët, Sali Berisha tha se e kundërshton kategorikisht një ide të tillë në një hapësirë të gjelbër si ‘Parku Rinia.’

“Jam në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të kullës në parkun e vetëm që ka mbetur tek Tajvani dhe shkatërrimit të tij. Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion dhe referendum lokal kundër ndërtimit, sikundër ju garantoj se do të mbështesim fuqishëm çdo protestë kundër ndërtimit të saj. Për ne kullat janë monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit”, tha Berisha

Kreu i PD theksoi se qëndrimi i tij lidhur me ndërtesat shumëkatëshe ka qenë gjithnjë kundër dhe s’ka lejuar asnjëherë ndërtimin e tyre gjatë kohës kur ndodhej në pushtet.

“Unë jam kundër tyre dhe kam qenë kundër tyre dhe nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi. Dhe në planin e përgjithshëm rregullues të Tiranës, të miratuar në atë kohë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nuk ka pasur asnjë ndërtesë mbi tetëkatëshe, në asnjë zone”, tha Berisha.

Të enjten, përmes një konkursi, u zgjodh projekti fitues për rikonceptimin e gjurmës së ‘Tajvanit’ që tanimë do të quhet ‘Tirana Fountain Plaza.’

Projekti i studios daneze Bjarke Ignels Group paraqet idenë e një ndërtese tredimensionale mbi nivelin e tokës përmes kolonave, që poshtë ka hapësira të gjelbra, dhe lart krijon idenë e një reje.

Në këtë kullë do të ketë zyra, struktura hoteliere, hapësira për aktivitete kulturore si dhe hapësira publike, pasi synimi është krijimi i një parku të ri me më shumë gjelbërim. Gjithashtu nuk do të mungojë as shatërvani, por uji do të rrjedhë nga ndërtesa.

peticion Sali Berisha tajvani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.