Në diskutimet që po bëhen në në Komisionin e Ligjeve për projektligjin e paraqitur nga ministrja për marrëdhënien me parlamentin Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalën e tij edhe deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Projektligji që po diskutohet kërkon të rregullojë funksionimin e Agjensisë për Bashkëqeverisjen. Korreshi tha se gjatë kësaj kohe, pra para se të kërkohej rregullimi i funksionimit të kësaj Agjencie, nuk ishte ndërmarrë asnjë lloj veprimi për persona me precedentë kriminalë dhe shtoi se ligji parashikonte qartë se edhe mos-veprimet ishin vepër penale.
“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mije, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht? Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre. Kjo agjenci ka çuar ndonjë për shpërdorim detyre gjatë këtyre viteve? Nuk ka ndonjë kryetar bashkie i emëruar nga ju që nuk e firmos këtë, por si do të jetë koordinimi me pushtetin vendor? I keni menduar këto? Ligji është vetëm perde pos s’ka dritare. Kësaj dritares çfarë do i bëjmë?” u shpreh ai.
