Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Padia e PD në SPAK, reagon Ardian Çela: Padituri ose e qëllimshme! KESH shiti energji për herë të fundit në 11 qershor

11:45 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka reaguar për herë të parë pas padisë së depozituar nga PD në SPAK ndaj tre kompanive që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.
I ftuar në “Publikisht” në RTSH përballë moderatores Blerta Tafani Çela deklaroi se është njohur me padinë përmes medias. Ai tha se akuzat e PD vijnë nga padituria ose janë të qëllimshme, ndërsa shtoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.
“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme.  Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator.
Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, u shpreh ai.
Çela hodhi poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor, kur sipas tij, niveli ka qenë mbi kuotën normale.
“KESH shitjen e tepricave e bën i kushtëzuar nga niveli i kuotave, Për herë të fundit KESH ka shitur në 11 qershor. Niveli ka qenë mbi kuotë. Ndryshe do kalonte kuota. Ose rrezikonin portat ose përmbytje”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.