Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar studentët në Universitetin Politeknik si dhe Universitetin e Arteve, për t’i ndërgjegjësuar mbi vaksinimin. Gjatë bisedave me studentët, Kushi u ka kërkuar atyre që të bëjnë vaksinën, ndërkohë që disa prej tyre ia dëgjuan fjalën dhe u injektuan në sy të ministres.
Por ka patur edhe studentë që janë ndjerë të detyruar për ta bërë vaksinën. Një studente tha se nuk kishte rrugë tjetër, pasi e detyruan të vaksinohej.
Kushi: E shoh që e paskeni bërë dozën e parë të vaksinës.
Studentja: Fatkeqësisht.
Kushi: Pse?
Studentja: E kemi bërë të detyruar.
Kushi: Kjo është arsyeja, unë nuk dua që ju të ndiheni të detyruar.
Studentja: Po ashtu jemi ndjerë.
Kushi: Po jo, po shiko vaksina të mbron ty, prindërit, familajrët. Ju do të jeni 100 veta në salla, vaksina ju mbron nga virusi.
Prandaj dhe arsyeja që kam dalë sot është për t’ju ndërgjegjësuar. Ju jeni të rinj, që besoni në shkencë dhe jo në teoritë e konspiracionit.
