Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Krijohet Drejtoria Antikorrupsion, Ulsi Manja: Në ditët në vijim do japim raste konkrete!

13:57 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja 1 562x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur në përfundim të mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Manja tha se në ditët në vijim do të kemi edhe rastet e para të goditjes së korrupsionit në administratë.

“Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive. Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligjzbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetëpastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale. Është një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Do të kemi raste konkrete në ditët në vazhdim. Unë do ua komunikoj rastet konkrete të korrupsionit në institucionet shtetërore”, tha Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.