Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ambasadorja Yuri Kim takon Mimi Kodhelin dhe Tomorr Alizotin: Partneriteti SHBA-Shqipëri i tejkalon politikat partiake

17:05 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim kodheli alizoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin dhe zv.kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Mimi Kodheli dhe Tomor Alizoti.

Takimi vjen vetëm një ditë pas prezantimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, dhe thirrjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurt për qytetarët e shpërngulur afganë. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.