Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mijëra persona i japin lamtumirën e fundit 11-vjeçares shqiptare

17:53 / October 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emanuela brahja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardhë e të verdhë që shkonin drejt qiellit. Të gjithë prisnin që Emanuela Brahja të kishte një jetë të gjatë përpara, por fatkeqësisht gjithçka u shua nga një aksident rrugor. Ditën e martë, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit.

Një varrim tragjik, dhimbja e të cilit nuk mund të përshkruhet dot për babain e vogëlushes, Agronin, mamanë e saj Esmeraldën, për vëllain dhe motrën e saj, për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë banorët e Campodarsego. Mbi një mijë persona mendohet se kanë qenë në varrimin e 11-vjeçares, mes tyre edhe kryebashkiaku Valter Gallo. Funerali për Emanuelën u realizua në kishën e qytetit, në një ambient të hapur. Prindërit e saj donin që varrimin e vajzës së vogël ta kryenin aty ku ajo lindi dhe jetoi derisa jetën ia mori aksidenti tragjik.

varrimi emanueles

Dhimbja ka pushtuar të tërë komunitetin. Mediat shkruajnë se edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve. Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

“Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat”, tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi.

Të dhimbshme edhe kujtimet e një prej shokëve të saj. “Nuk ka asgjë më të dhimbshme. Ne duhet të bëjmë paqe me faktin që nuk do kthehesh më. Jeta është si piano, çelësat përfaqësojnë lumturinë, çelësat e zinj trishtim. Ema shkroi në një temë se cilado qoftë rruga e jetës, kujtoni se edhe çelësat e zinj përdoren për të bërë muzikë”, tha një prej shokëve të saj të klasës.

E trishtë ishte edhe fjala e dekanit të instituti ku ajo mësonte. “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Do të jesh qielli që do të ngrohë çastet e errëta, dritë në buzëqeshjet tona, yll që ndriçon natën dhe që na udhëheq në rrugën e jetës”, tha ai.

Lutje në këtë funeral pati edhe për personin që përplasi Emanuelën në mënyrë që të gjejë qetësi dhe forcë për të vazhduar jetën e tij në familje dhe komunitet. Emanuela Bahja u aksidentua më 11 Tetor. Ajo u përplas nga një furgon teksa po bënte xhiro me biçikletë. Vogëlushja u shtrua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.