Dy persona ende të paidentifikuar mësohet se kanë vjedhur një shumë parash në një pikë karburanti në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.
NJOFTIMI PARAPRAK
Bulqizë/ informacion paraprak
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
