Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave ka dhënë detaje lidhur e arrestimin e 10 policëve mbrëmjen e kaluar, mes të cilëve edhe shefi i Komisariatit Krenar Gjokutaj dhe ai i qarkullimit Kelmend Pikuli.
Sipas burimeve zyrtare, janë administruar prova dhe fakte të cilat i implikojnë këta punonjës policie në veprimtari të kundraligjshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.
Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.
NJOFTIMI I SHCBA
Më datë 20.10.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka zhvilluar operacionin e koduar “Rei”, duke ekzekutuar masat e sigurimit personal për 10 punonjës policie në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Ekzekutimi i masave të sigurimit personal u krye në bazë të Vendimit të Gjykatës datë 19.10.2021, për 10 punonjësit e policisë, si më poshtë vijojnë;
- Inspektor D. M., 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
- Inspektor A. B., 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.
- Inspektor J. SH., 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.
- Inspektor M. H., 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
- Komisar K. GJ., 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
- Komisar K. P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
- N/komisar P. F., 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
