Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“S’kishim para! Morëm kredi”/ Rrëfehet gruaja e Lulzim Bitrit që u vra në Elbasan

16:50 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzo 1140x665 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u vra me armë zjarri pranë një karburanti në Elbasan, ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Në një prononcim për “Top Channel”, ajo rrëfen se kishin marrë kredi për të jetuar pasi së fundmi, bashkëshorti kishte mbetur pa punë, e nuk mund të siguronin jetesën. Por nuk e tregon se cili ishte profesioni i tij.

“Ishte shumë e vështirë, dhimbje shumë e madhe. Ishte shumë befasi, shokuese, nuk e prisnim, ai kurrë nuk ka pasur konflikte. Luli ka qenë kalimtar aty, ai që është vrarë ka qenë shoku i Lulit. Kush është ai shtet që të kryesh vrasje e të dënojë me 4 muaj burg. Kohët e fundit ishte pa punë, kishim shumë vështirësi. Morëm edhe kredi për të jetuar,”-tha ajo.

Ndërsa për ekzekutimin e Everest Çakaj tregon se aso kohe nuk ka qenë fare në Shqipëri.

“Nuk dua të dal në konkluzione po nuk dua të besoj se ka qenë atentat se mund t’ia bënin në mes të lagjes. Ai ikte dhe vinte natën, ka më shumë se 1 vit pa makinë. Kushëriri i Lulit e ka marrë tek shtëpia, më tha se kishin shkuar për të pirë kafe, ishte takuar rastësisht me Ardianin dhe i qëlluan me plumba. Luli ka marrë vetëm një plumb në zemër. Përmendin fise e njerëz të tjerë që nuk i njohim dhe nuk e di a mbajnë përgjegjësi,”- tha ajo në emisionin “Shqipëria Live”.

Ndërsa për miqësinë me të shumëkërkuarin për disa vrasje të bujshme, Talo Çelën, u shpreh: “Unë nuk e njoh por mund të kenë pasur miqësi si çuna lagjesh se janë në një lagje. Ka shumë vite që as ja kemi dëgjuar më emrin”.

Bashkëshorti i saj u vra së bashku me Ardian Çollakun pranë një karburanti. Ardjan Çollaku ishte dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe vepra të tjera penale. Ndërsa 43-vjeçari Lulzim Bitri dyshohej si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në Tetovë para disa vitesh. Por kjo akuzë u mohua nga e shoqja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.