Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Moti/ Prefekti i Tiranës thirrje institucioneve të Qarkut: Të marrim masa para se të ndodhin katastrofa

11:40 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbutje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme prefekti i qarkut Tiranë thërret drejtuesit e istitucioneve të Qarkut, ( Komisioni i Mbrojtjes Civile per Qarkun e Tiranes) Kryetar Bashkish, Drejtorat e Qarkut dhe drejtuesit e strukturave përgjegjëse për situatat e fatkeqesive natyrore. Do analizohet situata dhe do jepen porosi dhe urdhëra specifik në masat që duhet të merren për stinën e shirave dhe përmbytjeve që presim në vijim.

Murataj u shpreh se duhet të merren masa për përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen në periudhën e shirave dhe të përgatitet me urgjencë plani i masave që duhen marrë.

Ai tha se rezervuaret në të gjithë qarkun përbëjnë një potencial të rrezikshëm dhe sidomos ata përgjatë autostradave që do të mund të shkaktonin katastrofa në banesa dhe biznese.

“Ndërhyrja në këtë periudhë është emergjente, kemi parë nëse bashkërendojmë punën mirë mes institucioneve rezultatet do të jenë të mira dhe me më pak dëme se vitin e kaluar”-tha prefekti.

Po ashtu për dhe sekretari i Prefekturës Fatos Veliu, u bëri thirrje të gjitha strukturave, kryesisht bashkive që të rivlerësojnë dhe një herë zonat e rrezikut. Veliu tha se duhet të merren masa në mënyrë që të rishikohen të gjitha kapacitetet njerëzore që janë në bashki që të mos gjenden të papërgatitur në rast urgjence.

“Kemi arritur një suksese të jashtëzakonshëm, ka një rezultat shumë të dukshëm në uljen e dëmeve që erdhi këtë verë. Nga dhjetra ha te djegura vitin e kaluar si rezultat i mirëorganizimit te ketij komisioni kemi rreth 70% më pak dëme është bërë evidentimi i zonave të rriskut.

Ju kërkoj të gjitha strukturave kryesisht bashkive që të rivlerësojnë edhe një herë zonat e rriskut. Të ulen këto rrisqe, të merren masa dhe të rishikohen të gjitha kapacitete njerëzore që jane në bashki që të mos gjendemi të papërgatitur. Na janë rrezikuar banesa nga rrëshqitjet vitet e shkuar dhe duhet një bashkëpunim i fuqishëm me një plan të detajuar masash se si do të veprojë bashkia, policia, strukturat e emergjencave”-tha Veliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.