Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakët ku menaxhimi i plehrave është problem. Një prej tyre është Himara, për të cilën Rama tha se është simbol i të fjeturit gjum përballë plehut dhe maskarallëkut. Ai nuk ka kursyer kritikat as për bashkinë e Kamzës.
“Simbol i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura dhe me rëndësi të veçantë historike apo kulturore dhe kemi tokën e bukës që mund të mos jetë vend për të hedhur plehra. Kamza ka destinacion allasoj atje, vetëm emri i mungon se ata në Kamzë i vini emra global të gjithë destinacioneve, habitem si nuk i kanë vënë asaj grope toksike emrin “GreenPeace” ndërkohë që landfilli është atje. Dhe ajo që rezulton e do ta themi është që kur shkohet në pikat fundore bie sasia, sepse zakoni shumëvjeçar i faturimit fiktiv të tonelatave nuk është zhdukur nga territori i Shqipërisë”, tha ai.
