Himara ka qenë shembulli i marrë sot nga kryeministri Edi Rama si rasti më i keq për pastrimin dhe menaxhimin e plehrave.
Madje Rama tregoi se e kishte telefonuar vetë kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro, kur kishte qenë me pushime në Dhërmi për të mbledhur plehrat.
Nga fillimi i takimit deri në fund, kryeministri e ka përmendur disa herë Himarën si shembull të keq, por duket se këto kritika nuk e kanë shqetësuar shumë kryebashkiakun.
I pyetur pas takimit nga mediat, Goro tha se ia vlejnë kritikat dhe premtoi përmirësim. “Ia vlen, do përmirësohemi”, tha ai shkurtimisht duke buzëqeshur.
