Gazetares britanike Alice Taylor i është mohuar leja e qëndrimit në Shqipëri, ndërsa ajo akuzon se vendimi është tendencioz dhe i qëllimshëm për shkak të raportimeve për ‘blerjen e votës në vendin tonë. Alice Taylor, e cila shkruan për theshiftnews.com dhe exit.al, ky i fundit një protal i cilësuar si pranë të djaththës shqiptare, është edhe autore e blogut të njohur “The Balkanista”. E kontaktuar nga Newsbomb.al, Taylor thotë se kishte aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit në vendin tonë, por nuk mund të shkonte personalisht për shkak se doktori i kishte këshilluar të qëndronte në shtrat pasi është shtatzënë.
“Gati dy javë më pas, më njoftuan se aplikimi u pranua dhe duhet të bëj pagesën. Ndaj shkova dhe bëra pagesën”, thotë Taylor “Por sot bashkëshorti im shkoi te zyrat dhe mësoi se vendimi i drejtorit për të rinovuar lejen e qëndrimit ishte mohuar “me urdhër nga lart”. Pas kësaj mbarë opinioni publik është ‘ngritur në këmbë’ dhe kërkon rinovimin e lejes për gazetaren e cila është shtatzënë me një djalë shqiptar, në fakt aspak i panjohur.
Partneri i Alice, raporton newsbomb.al quhet Eri Hoxha dhe është vëllai i Florenc Hoxhës, ish kreut të Policisë Bashkiake në Tiranë, i cili u vu në prangat e policisë mbrëmjen e protestës së 16 shkurtit. Edhe vetë Eri Hoxha është i proceduar nga policia për protestën e dhunshme të opozitës pasi ka qenë një nga protagonistët e kësaj proteste. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në fund për gazetaren simpatike e cila shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj me Eri Hoxhën.
Burimi News bomb/