Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali/ Paskuqan, shkolla horror në varreza! Nxënësja me sytë nga varri i babait të ndjerë… (Video)

12:04 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla paskuqa skandali varrezat11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla “Tahir Sinani” në Kodër-Paskuqan është një ndër rastet me skandaloze të ndërtimit të një objekti arsimor në truallin e varrezave. Ky rast është trajtuar në emisionin “Top Story”, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë treguar momentet e tmerrit që përjetojnë sa herë që në truallin e varrezave kryer një ceremoni mortore.

Kjo godinë e ndërtuar në vitin 2002, mund të jetë shkolla e vetme në botë e cila është vendosur sipër varrezave. Një situatë që shkakton frikë dhe ankth tek nxënësit çdo ditë. Ndërsa brenda në klasë bëhet mësim, përtej dritares nxënësit i shoqëron pamja e varrezave. Vetëm pak metra e ndajnë dritaren e klasës nga ky punëtor që po punon në gropën e një varri.

“Ndjesi e sertë. Flas për lëndën time. Kam për të bërë përshkrimin e natyrës, instinktivisht zgjas dorën dhe them urdhëro si është koha sot, por ç’të përshkruash, e tërheq dorën pa bërë zë”, tha Adriana Çili, mësuese.

Në video xhirohet teksa klasa e 8 zhvillon mësimin. Teksa të gjithë nxënësit dëgjojnë mësimin, Ardisa qëndron e trishtuar duke para nga dritarja. Sytë e saj kërkojnë për babain, i cili ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai është varrosur aty, afër klasës ku sot bën mësim e bija.

“E kam të pamundur të qëndroj në klasë”, tha Ardisa Stojku, nxënëse.

Situata në të cilën ndodhet Ardisa sjell trishtim të thellë edhe tek nxënësit e tjerë. Disa prej tyre tregojnë situate edhe më të rënda se kaq. Pak kohë më parë një fëmijë i vogël ndërroi jetë dhe varrimi i tij mes piskamave të prindërve drithëroi të gjithë shkollën.

Drejtori i kësaj shkolle, shpjegon se ish-komuna e Paskuqanit duke mos pasur fonde, dhe duke mos pasur tokë të lirë e ndërtoi shkollën brenda varrezave.

“Kjo është pjesë varrezash, në pjesë varrezash është ndërtuar shkolla. Fajin e ka ish komuna. Sot Bashkia Kamëz as përgjigje nuk na jep”, tha Thanas Anastasi, drejtor i shkollës.

Ky problem është trajtuar disa herë, por për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, kjo mesa duket është normale. Gjatë mandatit të tij, ai është marrë me emërtime rrugësh nga të çuditshmet, por asnjëherë nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj situate të rëndë.

Shkolla “Tahir Sinani” në Kodër-Paskuqan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

17:39 / July 5, 2026

Fier/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullinj në Drizë, zjarrfikësit në terren

13:38 / July 5, 2026

Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

12:10 / July 5, 2026

Policia e Shtetit nderon Dëshmorin Enea Mekolli, familjes i dorëzohet medalja e mirënjohjes dhe ndihma financiare

11:23 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.