Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Arban Domi tregon rastet kur s’duhet bërë vaksina anti-Covid

19:53 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1600x960 171112 covid vaccine doses7 768x461 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” nuk sugjeron marrjen e një doze të tretë për individët e shëndetshëm por inkurajon që të bëjnë një gjë të tillë moshat e thyera. Nga SHBA në një intervistë për Euronews Albania, z. Domi tha se nuk përkrah as vaksinimit për fëmijët nën 16 vjeç.

“Për moshat e thyera dhe ato që kanë sëmundje, një dozë e tretë do të ketë avantazh. Për individë të shëndetshëm doza e tretë nuk do të shtonë ndonjë avantazh afatgjatë. Avantazhet për fëmijët nën 16 vjeç janë minimale. Duke mos pasur një avantazh nuk jam shumë për t’u bërë. E theksoj kjo vlen gjithmonë për fëmijët e shëndetshëm”, shprehet z. Domi.

Sa i takon disavantazheve, mjeku thotë se për momentin nuk ka por nuk përjashtohet një mundësi e tillë në perspektivën afatgjatë.

Për debatin nëse vaksina duhet të bëhet me detyrim ose jo, z. Domi thotë se vendimmarrja duhet t’i takojë individit dhe ai duhet të informohet në mënyrë specifike për pasojat.

“Rrezikshmëria për të vdekur nga vaksina është 1 në 2 milionë. Për rastin e 20-29 vjeçarëve është 40-50 fatalitete për 1 milion nëse sëmurësh nga COVID. Duke vënë këto të dhënë përpara është individi që vendos”, tha ai.

Drejtori i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” thotë3 se vaksinat ekzistuese nuk kanë një zgjidhje afatgjatë për COVID dhe shpreh rezerva për përdorimin me mbi 5 dozave pasi mungojnë të dhënat e efektit negativ që mund të vijë.

“AstraZeneca dhe Johnson & Johnson nuk mund të bëhen më shumë se dy doza pasi nuk kanë më efektikasiteti. Të vetmet vaksina që mund të përdoren 3-4 janë me ARN. Unë kam rezervat e mia për përdorimin e këtyre vaksinave në një numër të shumëfishuar 5, 6 apo 7 herë nga përbërja e vaksinës, pasi nuk ka të dhënë të mjaftueshme ose nuk ka aspak për ndikimet afatgjatë”, deklaroi Domi për Euro News Albania.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korridori VIII, përfundon loti 2 i aksit Elbasan-Papër

09:39 / September 21, 2026

Albin Kurti takohet në SHBA me kardinalin Ernest Troshani, i dhuron libër për Kosovën/ Kryeministri pritet me tort

09:37 / September 21, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.