Një konflikt ka ndodhur mes afganëve që kanë ardhur në Shqipëri. Mësohet se konflikti ka ndodhur në Shëngjin, ku dhe janë strehuar nëpër hotele, ndërkohë që 1 person është i plagosur.
Në konflikt kanë marrë pjesë dy persona, një grua dhe një burrë. Bëhet me dije se gruaja ka goditur partnerin me thikë, i cili pas lëndimeve që ka marrë është transportuar për në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gruaja është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e saj, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në Shëngjin, Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur, dyshohet me mjet prerës, bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes
