Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mesazhi i Bashës: Ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për rikthimin e demokracisë

17:09 / October 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e publikuar pasditen e kësaj të diele thotë se ndryshimet kushtetuese që PD kërkon, janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.

“Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së”, thotë Basha

TESKTI I PLOTË I VIDEOS

Ka një dhe vetëm një pengesë që e mban tetë vjet Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian dhe ky është fakti që Shqipëria udhëhiqet nga një njeri dhe nga një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari.
Dhe rruga e vetme për ta zhbërë këtë, për ta hapur portën drejt Europës është për t’u rikthyer tek demokracia, tek sundimi i ligjit dhe tek ndëshkueshmëria e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
Prandaj kemi propozuar këtë paketë të amendamenteve kushtetuese si një paketë urgjence kushtetues. Ndërkohë nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti. Nga ndryshimet e thella kushtetuese. Nuk kam hequr dorë nga propozimet e mia, që forcojnë kontrollin dhe balancën e institucioneve, që nga bikameralizmi tek kufizimi i kryeministrit në dy mandate, tek forcimi i kompetencave të institucioneve të pavarura tek shumë hapa të tjerë, që mund dhe duhet të hidhen, por do të hidhen në bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorët e shoqërisë, ato që quhen forca të gjalla të shoqërisë, në një dialog, të cilit prej Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut, e kemi shpallur dhe po e vëmë në lëvizje, me instrumentet brenda partisë, përmes platformës qytetare për demokracinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.