Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ardian Çela: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë nga OSHEE

10:57 / October 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardian cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar që deri në datën 1 janar të vitit 2022, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ai tha se për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE tarifat nuk do ndryshojnë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Komisionin e Jashtëm, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.

Ai u shpreh ka ende shumë punë për t’u bërë, por përmirësimet sipas tij janë të dukshme, duke shtuar se shqiptarët e kanë harruar atë periudhën kur energjia elektrike shkëputej me orare.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE.

Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.