Pa e hequr maskën dhe duke nxjerrë disa foto, deputeti i PS, Erion Braçe ka denoncuar një “rrugë të lënë rrugëve”, mbikalimet dhe nënkalimet e së cilët nuk janë përfunduar ende, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve.
Denoncimi ishtë për një rrugë në zonën e Lushnjës që lidhin shumë fshatra në zonë, ndërsa deputeti tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Teksa publikoi foton e një nënkalimi, Braçe tha se ai ishte aq i vogël sa Bashës do i prishte flokët, ndërsa Ramës do i priste kokën.
“Aq dinte aq dëm bëri, mua më intereson diçka tjetër. Dua të di që rruga u ngjesh me rul dhe ministri sipër rulit tani është bërë kanal sepse nuk mban ajo tokë është moçalore, po mbikalimet ku shkuan. Do t’i kërkoj ministres a ishin mbikalimet ku shkuan. Këto kanë ngelur në ajër as hip as nuk zbret dot. Disa mbikalime kanë ngelur kështu.
Ndërsa ky këtu është nënkalim skandaloz! Pa diskutim që papaqët, biçikletat, veturat, unë, hyjmë këtu. Por kryetarit të opozitës i prishen flokët, ndërsa kryetarit të qeverisë i këpusin kokën, sepse është shumë i gjatë. Janë tunele që janë jashtë standardit. Këto nuk janë justifikime për partinë socialiste. Ne na intereson që banorët të kenë askses në të dy krahjët e rrugës, akses në pronat e tyre. Nuk ka asnjë justifikim as për mua as për partinë e PS. Dua të di projekti ka qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe pastaj i takon qeverisë t’i japë zgjidhje nga nyjet dhe deri të gjithë fshatrat që të lidhen me njëra tjetrën”, tha Braçe në Kuvend.