Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin. Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

20:04 / October 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bitcoin1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prodhimi i parasë digjitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.

Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.
Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mënyrën se si të vjedhësh energjinë elektrike. Energjia elektrike nuk mund të vidhet pa bekimin e një punonjësi të OSHEE-je ose të një polici. Prodhuesit e monedhës virtuale detyrohen të vjedhin energjinë, pasi në të kundërt për shumë vite atyre do t’u duhet të punojnë për investimin në fermë.

“Pse vidhet energjia? Sepse fitimi është kolosal nëse vidhet dhe është shumë i vogël dhe i papërfillshëm nëse energjia nuk vidhet. Në qoftë se unë merrem me Bitcoin dhe paguaj energjinë elektrikë ia vlen? Nuk ia vlen sepse kostot do t’i nxirrje për një kohë shumë të gjatë. Shumë persona që janë marrë me Bitcoin, e kanë parë që është shumë e vështirë mbajtja e një ferme për shumë kohë në Shqipëri, dhe kanë gjetur si zgjidhje Mitrovicën fermat e tyre i kanë ngritur atje pasi është në mes në Kosovës dhe Serbisë dhe nuk e paguajnë fare energjinë”, shpjegon eksperti i IT-së, Gent Progni për TCH.

Ujdia që bëjnë prodhuesit e kriptomonedhës me zyrtarët është e thjeshtë, duke i bërë ata aksionerë të fermës.

“Vidhet siç vidhet energjia në Shqipëri, lidh dy kabuj dhe e fut në sistem. Rëndom kemi dëgjuar që ndahen fitimet pra 30% të fitimit e merr personi që të mbulon”, thotë ai.

Pas fermave të mëdha të kriptomonedhës qëndrojnë njerëzit e që kanë shumë kapital dhe që duan ta mbajnë atë larg kontrollit të institucioneve. Ferma më e madhe në Shqipëri afërsisht prodhon 2-3 Bitcoin në muaj, afërsisht 180 mijë dollarë muaj.

“Një fermë e madhe është me 2000 mijë pajisje. Dhe sa energji eletrike do kjo fermë? Kjo harxhon sa 5 furra buke pra 10 milion lekë në muaj i do energji elektrike”, tregon Progni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.