Personazhi i radhës që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të dhënë mesazhin e vaksinimit është ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Në fjalët e tij sensibilizuese ai thotë se vaksina është mjeti më i mirë për tu përballur dhe se ai e bëri për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit.
“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta tejkaluar këtë pandemi do ishte vaksina, ishte vetëm një çështje kohe. Të gjithë i kishim sytë te ajo. Dua të jem i sinqertë e që nuk kam pas asnjëherë dyshim te efektet e vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo pjesërisht.
Kam qenë gjithmonë i sigurt që ajo të ndihmon për t’u mbrojtur. E kam bërë për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit e mi. Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë sonë. Fëmijët tanë marrin lloj lloj vaksinash. Jetojmë më mirë dhe më të fortë. Kam qenë i sigurt për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi dhe pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, shprehet Lorik Cana.
