Policia e Fierit bën të ditur se ka nisur hetimin ndaj një notere nga Tirana pasi dyshohet se ka falsifikuar firmat në një kontratë kredie.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë) pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier”, thotë policia.
