Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet ditën e sotme teksa shqyrtohet marrëveshja për OSHEE-në ku në momentin kur ishte duke folur deputetja Ermonela Felaj komisionit i ikën ndriçimi ndërkohë që mbledhja vijoi të regjistrohej.
Znj. Felaj po thoshte që kjo marrëveshje duhet të ketë miratimin e të gjithëve për të pasur furnizimin me energji në momentin kur ndriçimi është ndërprerë.
Deputetët e Ligjeve thjesht duhet të jepnin mendim, ndërkohë që mbledhja u mbyll pa ndriçim në sallë.
Ndriçimi u kthye dhe kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha se ishte një defekt teknik i Kuvendit.

